Borrelli uron Kurtin: Përmbyllja e dialogut, thelbësore për rrugën evropiane

23 mars 2021 | 11:46

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Joseph Borrell, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës.

Përveç urimit, Borrelli i ka shkruar Kurtit edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e Covid-19”, ka shkruar Borrelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori i famshëm Steven Spielberg edhe pse është duke punuar…