Kosova sot zhvillon stërvitjen e parë

23 mars 2021 | 13:34

Stërvitja e Kosovës e cila ishte anuluar ditën e djeshme shkak vonesat e linjave ajrore, motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërsa, sot me fillim nga ora 16:00 do të mbahet seanca e parë në Hajvali, kurse vetëm 15 minuta janë të rezervuara për media.

Konferenca e Challandes për ndeshjen ndaj Lituanisë do të mbahet sot në fillim nga ora 18:00, duke treguar më shumë rreth gjendjes së lojtarëve.

Njoftimi nga FFK:

Ju njoftojmë se stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00 (15 minutat e para të hapura për media).

Ndërkaq, konferenca për media e përzgjedhësit Bernard Challandes mbahet në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në konferencë mund të jenë të pranishëm vetëm 12 gazetarë që janë akredituar për sallën e konferencave.

Kamerat nuk janë të lejuara në sallën e konferencave për shkak të numrit të limituar, por pamjet u dërgohen mediave nga FFK pas përfundimit të konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli para pak ditësh…