Vetëm në Prishtinë 320 raste të reja me Covid-19

23 mars 2021 | 15:26

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 vdekje nga Covidi, 705 raste të reja të infektimit dhe 522 pacientë janë shëruar.

IKShPK-ja ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 320 infektime të reja. “Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast”, është thënë në njoftimin e institutit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), përshëndet konstituimin e Qeverisë…