Suedia “mohon” Zotin

24 mars 2021 | 11:40

Shkruan: Astrit Gashi

Të dielën, më 28 mars, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë rundi kualifikues – Grupi B Kosovë – Suedi

Këtë fundjavë do të ndodhë një spektakël i futbollit në mes të Dardaneve dhe Vikingeve suedez. Të ftohtit e veriut dhe temperamentet e nxehtë të Ballkanit. E kur bashkohen këto dy rryma tërmeti në fushë ndodhë natyrshëm..
“Zoti po kthehet” ishte bomba e parë që solli ikona dhe futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave, Zlatan Shefik Ibrahimoviç për të cilin suedezët kanë respekt vetëm kur ai shndërit.
Suedia jetoj në qiellin e shtatë kur Ibra shënoi golat magjikë kur Anglisë në hapjen e impiantit më të mirë në vend Tele2 Arena.
Në ato momente të ftohtit e veriut u nxehen nga magjia ballkanist sa që në fjalorin e suedishtes fjalën mrekullojë e zëvendësuan në Zlatanera, por që se përdoren asnjëherë.
E racizmi i tyre nuk përfundon këtu sa që statujen e tij në qytetin e Malmös e vandalizuan dhe larguan nga qyteti. Ky është respekti i Suedisë për “Zotin e tyre” ……
Uroj që statujës së Kosovare Asllanit kjo mos t’i ndodhë.. ishin këto fakte për të ftohtit pa ndjena të veriut..
Dikur në një analizë timen, ligen suedeze të futbollit Allsvenskan e emëroja – albsvenska, sepse aty luanin diku afër njëzet shqiptarë; Harbuzi, Mehmeti, Ajdarevic, Sadiku, Hasani …
Sikur mos të ishte pandemia sigurisht në stadiumin e qytetit në Dardanië antike nuk do të ishte asnjë vend i lirë.
Për skemat e lojës dhe formacionet s’po flas fare sepse të dy shtetet kane përzgjedhësit që asnjëri nuk duhet të ishte aty e sidomos plakushi i Kosovës.
Uroje që djemtë e Kosovës të luajnë me këmbë në tokë dhe me pak fat Rashica, Zeneli, Muriqi me shokë të mundin zotin suedez Zlatan Ibrahimoviq futbollistin me të mirë me rrënjë nga Ballkani të të gjitha kohërave.
Forca Kosovë, duam Fitore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Uk Lushi, ka publikuar letrën e ushtarëve shqiptaro-amerikanë drejtuar…