Shqipëri, këto janë objektivat që synojnë ndryshimet e ligjeve të reformës në drejtësi

23 mars 2021 | 22:30

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketën me dhjetë ndryshime ligjore të reformës në drejtësi.

Propozimi për futjen në rendin e ditës së seancës së datës 22 mars 2021 të projektligjeve të reformës në drejtësi erdhi nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndryshimet janë reflektim për problematikat e vërejtura përgjatë zbatimit në praktikë të ligjeve në fuqi nga organet gjyqësore si dhe reflektim i situatës së krijuar me vakancat në sistemin e gjyqësisë si pasojë e vettingut.

Gjithashtu ndryshimet përmes paketës lidhen me përbërjen e Gjykatës së Lartë dhe trupën gjykuese, shqyrtimin e ankimeve, paraqitjen dhe përmbajtjen e rekurseve, kundërrekursin, njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, procedimet paragjykimore, si edhe vendimet e Kolegjit Penal ose Kolegjeve të Bashkuara të GJL, përshpejtimin e gjykimit dhe shqyrtimin e dosjeve gjyqësore brenda afateve të arsyeshme.

Ndryshimet lehtësojnë tërësinë e ecurisë së proceseve dhe funksionalitetin e gjykatave apo përmbledhtas, garantojnë mirëfunksionimin e organeve të qeverisjes së sitemit të drejtësisë dhe roli i tyre në administrimit e sistemit.

Në Ministrinë e Drejtësisë grupi i punës i mbështetur nga misionet ndërkombëtarë, analizoi problematikat e sistemit deri tani dhe hartoi planin e veprimit.

Ky planveprimi shenjoi masat e nevojshme për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe funksionimin e sistmeit.

Këtu përfshihen masat me karakter organizativ, financiar, burimet njerëzore, dhe ndryshimet ligjore të nevojshme për t’i dhënë efektshmërinë e nevojshme në këto çaste zbatimit të reformës në drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pati theksuar se grupi i punës u kujdes posaçërisht që shtyllat e reformës në drejtësi si dhe parimet bazë mbi të ciulat u ngrit ajo, jo vetëm të mos cënoheshin, por të garantonin zbatimin më të shpejtë të saj.

“Në këtë mënyrë janë garantuar ndryshime që garantojnë rritjen e efiçencës të Gjykatës së Lartë, mirëfunksionimin e Gjykatave të Apelit, përshpejtimin e disa çështjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë, garantimin e mirëfunksionimit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe rolit të tyre në administrimin e sistemit”, ka thënë Gjonaj.

Gjithashtu ministrja Gjonaj nënvizoi shtimin e garancive që lidhen ngushtësisht me statusin e magjistratit, si dhe ajo që është më e rëndësishme, garantimi i funksionimit të plotë të SPAK-ut.

Në këtë frymë, për SPAK-un garantohen qoftë si pjesë e ndryshimeve të kompetencës lëndore të saj që garanton fokusimin në çështjet me rëndësi, ashtu edhe në rregullimin e trajtimit financiar të pagave dhe përfitimeve të tjera të punonjësve të BKH-së.

“Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, që duhet thënë janë nga ndryshimet më thelbësore që kryhen nga miratimi i reformës në drejtësi në vitin 2016, përshpejtohet konsolidimi i një sistemi drejtësie i pavarur, profesional dhe i aftë që të garantoje drejtësinë për qytetarët shqiptarë, por njëkohësisht të arrihet sa më shpejt impakti që qytetarët shqiptarë po presin për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thënë ministrja Gjonaj.

Çfarë përbëjn në vetvete ndryshimet e miratuara nga Kuvendi më 23 mars 2021?

Nëpërmjet ndryshimeve të ligjeve të reformës në drejtësi, synohet përmbushja e objektivave të mëposhtëm:

Rritja e eficencës së Gjykatës së Lartë

Gjykimi në Gjykatën e Lartë ndryshon, nga seanca publike të detyrueshme për t’u zhilluar në çdo rast, në gjykim në dhomë këshillimi bazuar në dokumentet që paraqesin palët:

Ky lloj gjykimi, rrit aftësinë e Gjykatës së Lartë për të gjykuar një numër më të lartë çështjes;

Ul zvarritjet e gjykimeve për shkak të mospranisë së palëve, dhe kërkesave me karakter procedural që kanë si qëllim shtyrjen e gjykimit;

Përjashtimit, për çështje të rëndësishme, Gjykata e Lartë e zhvillon gjykimin me seancë publike

Ulet numri i çështjeve që mund të shkojnë drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë (çështjet e juridiksionit dhe kompetencës), duke ulur kështu ngarkesën e panevojshme të saj

Përmirësohen rregullat procedurale në paraqitjen e rekurseve, gjykimin dhe disponimin nga Gjykata e Lartë
përmirësohen rregullat procedurale për depozitimin dhe nënshkrimin e rekurseve, formën që mund të paraqitet rekursi, plotësimin e të metave të rekursit, njësohen rregullat mbi gjykimin e posaçëm për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, në të tre ligjet procedurale;

Rregullohen të metat mbi mënyrën e disponimit të gjykatës së lartë;

Garantohet marrja e mendimit të avokaturës së shtetit ose institucioneve të tjera kur çështjet që parashtrohen për rregullim kanë interes publik

Garantohet funksionimi i Gjykatave të Apelit, pavarësisht efekteve të procesit të rivlerësimit kalimtar

Është rregulluar përbërja e trupave gjykuese në Gjykatat e Apelit

Një kategori e caktuar çështjesh tashmë mund të gjykohen nga një gjyqtar i vetëm i Gjykatës së Apelit

Zgjerimi i çështjeve që mund të gjykohen në dhomë këshillimi në Gjykatën e Apelit

Veçanërisht në gjykimin penal, janë shtuar disa lloje çështjesh, që vendimet mund të merren në dhomë këshillimi (ankimi ndaj mosfillimit të procedimit, gjykimet për sigurimin e proves; ankimet për zgjatjen e hetimeve etj)

Rregulluar procedura për shpalljen dhe njoftimin e përbërjes së trupit gjykues, si dhe ores dhe dates së zhvillimit të gjykimit

Përshpejtohet gjykimi i disa çështjeve në Gjykatën e shkallës së pare

Është rritur shuma e padive që shqyrtohen me gjykim të shkurtuar

Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore, deri në 20 fishin e pages minimale (më pare ishte 150.000 lek) gjykohen sipas këtij riti të përshpejtuar

Rritet numri i çështjeve që mund të gjykohen më shpejt nga gjykatat e rrethit gjyqësor Tiranë

Ankimet kundër veprimeve përmbarimore, shyqrtohen nga i njëjti gjyqtar

Lejon administrimin më të shpejtë të këtyre proceseve për shkak se gjyqtari është i njohur me urdhrin e ekzekutimit dhe rrethanat e çështjes

Ndihmësit ligjor do të funksionojnë edhe pranë gjykatave të shkallës së parë

Lehtësohen gjyqtarët e këtyre gjykatave nga ngarkesa administrative/kërkimore e panevojshme, duke i kushtuar më shumë kohë procesit gjyqësor dhe arsyetimit të vendimeve

Garantohet mirëfunksionimi i organeve të qeverisjes së sitemit të drejtësisë dhe roli i tyre në administrimit e sistemit

Rregullohet procedura e hetimit administrativ që kryejnë Këshillat për emërimin e kandidatëve në sistemit gjyqësor garantohet përfundimi në kohë i procesit të verifikimit të pasurisë dhe figures së studentëve të shkollës së magjistraturës që do të emërohen në sistem

Rregullohen procedurat e ngritjes në detyrë dhe lëvizjeve paralele

Shtohet mundësia e delegimit për një çështje, të një magjistrati në skemën e delegimit

Si masa me karakter të përkohshëm: i njihet e drejta Këshillave që të caktojnë magjistratë për një çështje të veçantë si dhe të caktojnë magjistratë përkohësisht, kur vendet janë përkohësisht të lira

Krijohet njësia e shërbimit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme, me përfshirjene edhe të këshilltarëve ligjor

Garantohet aftësia e Prokurorisë së Përgjithshme në ushtrimin e funksioneve, pavarësisht ndikimit të procesit të vetingut në numrin e prokurorëve

Ulen vitet e nevojshme për të kandiduar si ndihmës ose këshilltar ligjor në Shkollën e Magjistraturë, duke rritur kështu numrin e subjekteve që mund të konkurrojnë për këto pozicione

Vendosen rregulla të qarta për funksionimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve në çdo gjykatë (veçanërisht kuorumi i nevojshëm)

Vendosen rregulla mbi zgjedhjen e zëvëndëskryetarit duke pasur në konsideratë edhe rastet kur kriteret nuk plotësohen nga subjektet që ushtrojnë funksionin në gjykata

Rritet roli i degëve të gjykatave, në gjykimin e çështjeve

Përmirësohet garancitë dhe përfitimet që ofron statusi i magjistratit

Rritet shpërblimi i gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme dhe Prokurorëve të SPAK në 80% të pages bruto fillestare (nga 60% që ishte aktualisht) duke përfshirë edhe shpërblimin për shkak të heqjes dorë nga privatësia

I njihet e drejta e përfitimit të shpërblimit të posaçëm edhe magjistratëve të tjerë që delegohen në Gjykatat ose Prokurorinë e Posaçme

Përfitohet një shpërblim shtesë prej 10 përqind për të gjithë magjistratët që janë pjesë e skemës së delegimit

Garantohen rregulla të qarta për përfitimin e kompensimit për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit, shpenzimeve të transportit, si dhe dietë ditore për magjistratët që delegohen, transferohen ose caktohen përkohësisht

Qartësohen rregullat për përfitimin e pensionit të parakohshëm për magjistratër, duke caktuar edhe metodologjinë e llogaritjes së tij nga Këshillat

Rritet mosha e daljes në pension – nga 67, me kërkesë të magjistratit, mund të dale në pension 70 vjeç

Rritet aftësia e SPAK për hetimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Ndryshohet kompetenca lendore e SPAK, duke hequr veprat penale në fushën e korrupsionit (nën vlerën 50.000 lek)

Krijohet mundësia që SPAK të fokusohet në çështjet që kanë rendësi të veçantë

Janë shtuar në kompetencën lendore të SPAK veprat penale në fushën e terrorizmit

Garantohet mirëfunksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit duke:

Caktuar nivelet e pagave të larta (të ngjashme me prokurorët) për Drejtorin e BKH, Zëvëndësdrejtorin dhe oficerët e policisë gjyqësor

Garantohen përfitimet e punonjësve të BKH, në mënyrë të ngjashme me përfitimet e punonjësve të policisë së shtetit

Garantohet rekrutimi i administrates me integritet dhe aftësi për përmbushjen e detyrave

Njihet e drejta e shpërblimit për vështirësi dhe heqjes dorë nga privatësia në masën 50% të pages së tyre (më pare ishte 10%)

Projektligjet, kryesisht ndryshime me nga 1 nen në ligjet ekzistuese, u miratuan si vijojnë:

1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.31995 “Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 96 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenime.

2. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.

3. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 93 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenime.

4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 95 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenime.

5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”” u miratua me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 95 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime.

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” u miratua me 93 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.

8. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” u miratua me 93 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenime.

9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, datë 03.05.2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar” u miratua me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.

10. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka vazhduar me reagime në…