Molliqaj: Haki Abazi e Albin Kurti u bënë bashkë për inati të të tjerëve

23 mars 2021 | 22:13

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka konsideruar se arsyeja pse Haki Abazi iu është bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosje, është “për inati të tjerëve”.

Molliqaj këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa është deklaruar edhe për lënien e Abazit jashtë ekzekutivit, shkruan Gazeta Express.

“Unë besoj që atë që kemi fol në këtë studio gjatë zgjedhjeve, lloji i pushtetit që prodhon VV, ka njerëz të dobishëm e jo rëndësishëm. Ka instrumente, në momentin që s’është instrument ai nuk ekziston. Tani atë që i ka ndodh rastit në fjalë, do i ndodh edhe të tjerëve. Ky është vetëm paralajmërim për secilin njeri i cili nuk është gati me e pasë fatin e njëjtë, duhet me e mëndu këtë punë”, është deklaruar ai.

“Haki Abazi ka qenë një interesgji i paskrupullt që prej fillimi. Te dytë kur janë bërë bashkë, janë bërë për inati të njëri tjetrit”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Ai ka folur në ‘Pressing’ edhe për rastin e aktakuzës së Liburn Aliut, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Molliqaj ka ngritur pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti do ta shkarkojë nga detyra e ministrit.

“Sot ka dalë në lajme një aktakuzë për Liburn Aliut, arsyetimet e para është për keqpërdorim. A do ta shkarkojë Liburn Aliun? Kjo nuk është çështje se a është i korruptum ai. Një person që është i akuzum për privatizime të Kosovës. Ka aktakuzë zyrtare. Shpjegimi ka me kanë problematik. Po ia bajnë me qëllim, po ia bajnë me e rrëzu. Deklarata e Aliut është problematike: do kërkoj përgjegjësi nga pozita e ministrit”, ka vlerësuar ai. /Gazeta Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën stërvitore në…