Cassano: Ronaldo mendon vetëm për rekordet e tij

23 mars 2021 | 22:15

Antonio Cassanos si gjithmonë i pëlqen të shprehë mendimet e tij në publik dhe së fundmi ka vendosur ta bëjë këtë në platformën Twitch në BOBO TV, emision i Bobo Vierit. Cassano tani e ka me Cristiano Ronaldon.

Sipas tij Ronaldo do ishte mirë të shitej. Ish-sulmuesi shprehet se Ronaldo duhet të shitet dhe se portugezi nuk është një lojtar që i intereson që skuadra të luajë bukur. Për Cassanon. Ronaldo mendon vetëm rreth rekordeve dhe golave të tij.

“Nëse shet Cristianon, kursen 100 milionë euro me të cilat mund të sjellësh dy lojtarë të tjerë të nivelit botëror. Vitin e shkuar Sarri bëri futbollin më të mirë në vitet e fundit dhe u shkarkua. Problemi i tij ishte Cristiano Ronaldo. Nuk ka trajner që dëshiron të luajë futboll të bukur me Ronaldon, ai e frenon Pirlon.

Cristiano mendon vetëm për rekordet dhe golat e tij. Nëse je president dhe dëshiron të nisësh një cikël të ri, nuk mund t’i jepni një trajneri të ri përgjegjësinë e të drejtuarit një si Ronaldo. Kulusevski për shembull, është shumë i ndikuar në këtë situatë. Lojtarët e rinj pa personalitet përballen me probleme”, u shpreh Cassano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka konsideruar se arsyeja…