Ramosaj viziton tri familjet e dëshmorëve të parë të 24 marsit të vitit 1998

24 mars 2021 | 07:48

Në 23-vjetorin e fillimit të luftës frontale në Dukagjin dhe 22-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s mbi caqet serbe, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal dhe asamblistë kanë vizituar dje tri familjet e dëshmorëve të parë të 24 marsit të vitit 1998, si dhe ndan mirënjohje me moton, “LIRIA KA EMËR’’.

Ata janë pritur nga familjarët e heronjve Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Gazmend Mehemtaj, ku në kujtim të asaj dite në një luftë të pabarabartë me forcat serbe ranë dëshmorë.

“Nderim dhe lavdi sot e përgjithmonë heronjve që ranë për ketë ditë”, ka thënë Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 23 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë…