22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

24 mars 2021 | 08:03

Data 24 mars të vitit 1999 shënon edhe fillimin e fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Asokohe pasi nga Beogradi ishte kthyer duarthatë ish i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Holbrook, dhe i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se diktatori Slobodan Millosheviq kishte refuzuar edhe kërkesën e fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë, nisën sulmet ajrore të kësaj aleance për ta çliruar Kosovën.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra t ë tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”.

Më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës” e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj…