Specialja sot ia kthen OVL-UÇK-së materialet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh

24 mars 2021 | 08:54

Specialja sot ia kthen OVL-UÇK-së materialet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka thënë ai.

Klinaku ka bërë të ditur se tashmë kanë autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së që t’i marrë pajisjet.

“Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona. Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e hershme nga zgjedhjet e reja në Izrael sugjerojnë…