Specialja s’ia kthen pajisjet OVL-UÇK-së, përkundër që iu kishin thënë që mund t’i marrin

24 mars 2021 | 10:26

EULEX-i nuk i ka dorëzuar pajisjet Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të cilat i kishte marrë gjatë një bastisje në zyrat e kësaj organizate më 25.09.2020 ndonëse kishte paralajmëruar se sot do të kthehen.

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi i cili ishte autorizuar që t’i marrë këto pajisje, tha se njëri nga oficerët e EULEX-it në Fushë- Kosovë i ka thënë se nuk janë të përgatitur që sot t’ua dorëzojnë këto pajisje.

“Unë kam ardhur t’i marrë pajisjet në orën 10:00. Ne kërkuam që të na japin një raport në atë se çfarë kanë gjetur në ato pajisje. Unë kam ardhur me kërkesë të shkruar”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se kjo mund të ketë ndodhur pasi OVL-UÇK ka kërkuar që të dijë se çfarë kanë gjetur në pajisje.

Ai ka thënë se nuk kanë caktuar datë tjetër për marrjen e atyre pajisjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministei i Kosovës dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka…