Pensionohet Tefik Mikushnica, kontribuues i madh në hendbollin e Kosovës

24 mars 2021 | 13:29

Të martën është pensionuar Tefik Mikushnica, një kontribuues i madh i hendbollit kosovar. Mikushnica ka udhëhequr edhe me Kombëtaren e Kosovës në hendboll nga viti 2001 e deri në vitin 2005. Zejen e trajnerit e ka kryer për kohë të gjatë.

Sukseset më të mëdha Mikushnicën e lidhin me skuadrat e qytetit të tij të lindjes, Vushtrrisë. Ai në fakt ishte pjesë e gjeneratës më të suksesshme të Kosovës së Vushtrrisë, si lojtar. Më pas qëndroi në hendboll si trajner. Ka udhëhequr vushtrriasit për kohë të gjatë, ndër të tjera edhe në debutimin në Evropë.

Kontributi i tij për hendbollin është çmuar dhe do të vazhdoj të çmohet.

Federata e Hendbollit e Kosovës e uron Mikushnicën për ditëlindje dhe për pensionim duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Këshillat e tij për komunitetin e hendbollit do të jenë gjithnjë të vlefshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon momenti i artë për Brooklyn Nets në NBA. Skuadra…