![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/027FEA7D-9F18-4A3D-9E77-D32B284963AC.jpeg)
19 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës
27 prill 2018
| 09:00
Sot shënohet 19-vjetori i masakrës së Mejës së Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.
Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.
Me rastin e këtij përvjetori në orën 12:00, do të mbahet tubimi qendror përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë ku do të jenë të pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj.