Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti”

24 mars 2021 | 13:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj, përmes së cilës do të mundësohet që studentët e shkencave të mjedisit të kryejnë praktikë në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka deklaruar se përmes kësaj marrëveshjeje studentët e UPZ-së, përveçse do t’i zbatojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë, po ashtu do ta fitojnë përvojën e duhur profesionale, e cila do t’i ndihmojë më pas në karrierën e tyre.

Po ashtu, kryetari Haskuka ka falënderuar UPZ-në për bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit, si dhe rektorin Temaj dhe drejtorin Limani për përkushtimin e treguar për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është pensionuar Tefik Mikushnica, një kontribuues i madh…