Berisha: Nuk na lejohen gabimet ndaj Andorrës

24 mars 2021 | 19:14

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha ka folur në konferencën për shtyp në prag të duelit të parë ndaj Andorras. Portieri është shprehur se nuk duhet të përsërisin gabimet e së shkuarës.

“Ne kemi bërë kualifikuese të mira në Ligën e Kombeve. Në ndeshjet e fundit kemi treguar një futboll të mirë, ku kemi marrë dhe rezultate të mira. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Gabimet e së shkuarës? Trajneri na ka folur shumë për këtë gjë. Nuk kemi qenë shumë të përqendruar. Kjo me siguri që nuk na lejohet nesër. Duhet qetësi për të përballuar sfidat e ardhshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi jemi përballur edhe në të kaluarën me ta”, ka thënë Berisha.

Në shtëpi në të kaluarën kemi bërë gabime që nuk duhet t’i bënim. Sfida e nesërme do të jetë një ndeshje tjetër, pasi për ne është shumë e rëndësishme që ta nisim me këmbën e mbarë. Sfida me Anglinë? Me siguri që përgjegjësia do të jetë më e madhe dhe karikimi gjithashtu”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Hasani synon t’i prijë Komitetit Olimpik të Kosovës edhe…