![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/kosova-4-600x360-1.jpg)
Formacioni zyrtar i Kosovës
24 mars 2021
| 19:55
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challanes ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore kundër Lituanisë.
Kjo ndeshje, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45.
Për këtë ndeshje, Challandes është përcaktuar për 11-shen: Samir Ujkani në portë, pastaj Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq e Fidan Aliti në mbrojtje, në mesfushë janë vendosur Hekuran Kryeziu, Valon Berisha e Bersant Celina kurse sulmit do t’i prijnë Milot Rashica, Arbër Zeneli e Vedat Muriqi.