Trepça ’89 prezanton dhe dy futbollistë afrikanë

24 mars 2021 | 21:52

Skuadra e Trepçës ’89, ka bërë prezantimin edhe dy futbollistëve të rinj nga Afrika e Jugut. Sipas klubit nga Mitrovica, bëhet fjalë për talentet Mvuleni Madikane Logan Mnisi dhe Njabulo Duba që kanë kaluar me sukses provat te skuadra e Superligës së Kosovës.

Mnisi është 18-vjeçar kurse Dube 16-vjeçar kurse transferimin e tyre te Trepça ’89, e ka mundësuar agjencia “B&N International Sports Agency”.

“KF Trepça’89 ka nisur planin e ri afatgjatë për prurjen e talenteve të reja nga jashtë vendit. Mvuleni Madikane Logan Mnisi dhe Njabulo Dube janë prurjet e para të këtij plani afatgjatë. Lojtarët ishin në prova te klubi, të cilat i kaluan me sukses dhe priten prurje të reja në të ardhmen. Logan Mnisi 18-vjeçar dhe Njabulo Dube 16-vjeçar vijnë nga Afrika e Jugut ku ishin pjesë e akadëmive të mëdha të klubeve afrikano-jugore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e 89-shit në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian po vendos kontrolle më të rrepta ndaj eksportit…