Challandes: Mos prisni këso loje edhe kundër Suedisë

24 mars 2021 | 22:51

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për Super Sport pas fitores së madhe të Kosovës në miqësore kundër Lituanisë, me rezultatin 4-0.

“Mendoj se para ndeshjeve që kemi, është e rëndësishme të bëjmë një lojë kështu dhe të shënojmë shumë gola”, tha ai.

“Nuk jam plotësisht i kënaqur me mënyrën se si jemi mbrojtur, i kemi dhënë shumë mundësi kundërshtarit për të shënuar”.

“Duhet të gjejmë balancin. Nëse mendojmë për Suedinë, normalisht se krejtësisht paraqitja jonë në pjesën e parë ishte krejtësisht ofensive”.

“Në pjesën e parë kemi bërë shumë aksione të mira, por an duhet pak më shumë efikasitet. Sepse kur ke përball një kundërshtar më të fortë, duhet të shënosh dhe në ato ndeshje nuk do të kesh kaq shumë raste”.

“Njëjtë edhe kundër Suedisë? Jo natyrisht, sepse Suedia bën një lojë shumë fizike dhe do të jetë një ndeshje krejt ndryshe. Ne duhet të bëjmë më shumë në fushë, kemi humbur shumë topa sonte. Në përgjithësi, ishte një ndeshje e mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shkëlqyer në miqësoren ndaj…