Haradinaj kujton të rënët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit
25 mars 2021
| 13:03
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënë në Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Ai ka theksuar se liria e Kosovës peshon rëndë.
“Sot kujtojmë të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që i falën jetën Atdheut njëzetedy vite më parë. Si shoqëri e si shtet, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta. Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët tanë, duhet të përgjigjen. Dëshmorët e Martirët janë ndërgjegjja jonë kombëtare, motivimi e frymëzimi për të ruajtur atë që e fituam me shumë sakrificë. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.