Abazi emërohet trajner i Kosovës U17
Ish-futbollisti Arsim Abazi është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës U17, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten.
Krahas Abazit, te ekipi U17 si pjesë e shtabit teknik janë angazhuar edhe Fadil Berisha, Fatos Vishi e Valmir Bytyqi.
Ndërkohë, Suad Keçi e Haki Ahmeti janë në krye të Përfaqësueses U19 të futsallit. FFK-ja, e ka konfirmuar edhe përzgjedhësen Afërdita Fazlija në krye të ekipit A të femrave në futboll. Fazlija do ta ketë edhe stafin e saj, që përbëhet nga Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli. “Në kuadër të reformave dhe riorganizimit të ekipeve kombëtare, Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar stafin e trajnerëve në ekipin kombëtar A të femrave, në ekipin kombëtar U17 të meshkujve si dhe në ekipin kombëtar U19 në futsall. Kontratat me stafin e trajnerëve do të jenë 1+1, ku gjithçka rreth vazhdimit të punës së tyre do të varet nga paraqitjet dhe rezultatet e ekipeve kombëtare”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kombëtarja A (Femrat)
Afërdita Fazlija
Veton Çitaku
Sanije Krasniqi
Besart Ismajli
Kombëtarja U17 (meshkujt)
Arsim Abazi
Fadil Berisha
Fatos Vishi
Valmir Bytyqi
Kombëtarja U19 (futsall)
Suad Keçi
Haki Ahmeti