Lajçaku e thërret Kurtin në telefon

25 mars 2021 | 20:26

Miroslav Lajçak, emisar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin, Albin Kurti me rastin e marrjes së detyrës së re.

Këtë e ka bërë me dije Kurti, përmes një postimi në “Twitter”.

“Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajçak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga…