Në SHSKUK po trajtohen 868 pacientë me Covid-19

26 mars 2021 | 10:46

Në Shërbimin Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 868 pacientë nga coronavirusi.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se bazuar në raportin e datës 26 mars 2021, 720 raste janë të konfirmuara më Sars Cov 2 pozitivë.

Ndërkaq, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rëndë.

Lexoni më poshtë statistikat e plota të të infektuarëve, të shëruara, atyre në pritje të rezultateve, në oksigjeno-terapi, etj”

720 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

670 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar

288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

294 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno),  24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë  82 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë

19 prej tyre në gjendje të rënduar

432 të konfirmuar pozitivë

376 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 121 pacientë

Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

Spitali i Pejës, 69 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës,34 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur vaksinimi i stafit akademik të universitetit “Aleksandër…