Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 16:00

26 mars 2021 | 11:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta mbledh sot ( e premte) qeverinë në orën 16:00.

Lajmi është bërë  me dije nga Zyra e Kryeministrit.

Fillimisht në njoftimin e parë të dërguar për medie, mbledhja e qeverisë s’ka qenë fare në agjendën e kryeministrit, megjithatë pas më shumë se dy orësh, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se agjendës së Kurtit do t’i shtohet edhe një pikë, ajo e mbledhjes së Qeverisë.

Nuk janë dhënë informacione të tjera rreth arsyeve të kësaj mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

Kurti aktualisht është duke qëndruar në Rahovec, ku do ta vizitojë Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe për homazhe, dhe gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Memorial të familjes Berisha në Komunën e Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është infektuar me Covid-19. Lajmin…