Kurti tregon se si e njohu Luran Ahmetin, ngushëllon familjen e aktorit

26 mars 2021 | 11:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Luran Ahmeti.

Kurti ka thënë se Luranin ka pasur fat ta takojë tre vjet më parë në një shfaqje që ai kishte luajtur.

“Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën ‘Vdekja e Dantonit’. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kurti ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e aktorit Luran Ahmetit.

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vdekja e Dantonit”.

Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën.

E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim pasur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera.

Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurt se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”.

Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të  shumtë të Luranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë…