Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon të shtyhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

26 mars 2021 | 13:38

Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson duhet të shtyhet afati për liberalizimin e tregut të energjisë. “Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike i cili në parim do të duhej të rezultonte në kushte më të favorshme për bizneset, në rrethanat aktuale ku shumica e kompanive të licensuara për furnizim me energji elektrike nuk i kanë kapacitetet e duhura, padyshim se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, duke ngarkuar dhe më tutje barrën financiare të bizneseve”, është thënë në apelin e tyre.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike i cili në parim do të duhej të rezultonte në kushte më të favorshme për bizneset, në rrethanat aktuale ku shumica e kompanive të licensuara për furnizim me energji elektrike nuk i kanë kapacitetet e duhura, padyshim se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, duke ngarkuar dhe më tutje barrën financiare të bizneseve. Kështu është thënë me anë të një komunikate për medie nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë.

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se vetëm njëri nga furnizuesit me energji elektrike ka aktualisht kapacitetet për të shërbyer si furnizues i mundësisë së fundit dhe rrjedhimisht mungesa e alternativave dobëson pozitën negociuese të bizneseve. Bazuar në kontaktet preliminare të mbajtura nga bizneset vlerësohet për një rritje të mundshme të çmimit së paku 20% nga furnizimi me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara, dhe marrë parasysh humbjet e gjeneruar edhe nga pandemia, do të vendoste bizneset në një pozitë ende më të vështirë financiare”, është thënë në komunikatë, duke u shtuar se në këtë drejtim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë vlerëson se rritja e çmimit të energjisë elektrike si rrjedhojë e liberalizimit të tregut do të mbipeshonte çdo efekt pozitiv të paraparë marrë parasysh mungesën e alternativave për zgjedhjen e furnizuesve të përshtatshëm të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e konsumatorëve komercial.

Ky rrjet ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të shtyhet afati për liberalizimin e tregut të energjisë që ishte paraprarë për datën 1 prill 2021. “Rrjedhimisht, Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të marrë vendim urgjent për shterjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike të paraparë nga data 1 prill 2021, deri në rrethana kur edhe furnizues të tjerë do të bëheshin funksional dhe në gjendje të ofrojnë alternativa të favorshme për furnizim me energji elektrike”, është thënë tutje në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksporti i produkteve kosovare gjatë tre muajve të parë të…