Sveçla: Do të jem i përkushtuar në shërbim të qytetarëve

26 mars 2021 | 14:10

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, është lajmëruar për herë të parë pas zgjedhjes në krye të kësaj ministrie.

Sveçla nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se do të jetë i përkushtuar, t’ju shërbej qytetarëve dhe të realizojë detyrat që i janë besuar.

Postimi i tij i plotë i Sveçlës:

Të dashur miq, aktivistë e aktiviste, të dashur qytetarë.

Qytetarët me votën e tyre ritheksuan nevojën urgjente për ndryshime në vendin tonë. Ju na besuat që të ju prijmë në këtë proces me vullnet e integritet, por mbi të gjitha me shumë punë e profesionalizëm.

Në pamundësi të ju falënderoj secilin veç e veç, dëshiroj që sinqerisht të ju falënderoj të gjithëve për urimet e mbi të gjitha besimin që më dhatë mua personalisht por dhe të gjithë neve për të sjellë ndryshime rrënjësore në të mirë të vendit. Unë do të jem i përkushtuar, që në ditët e muajt në vazhdim, të ju shërbej dhe realizoj detyrat që më janë besuar.

Aktivistëve, vullnetarëve, mbështetësve të panumërt, të cilët na ndihmuan që të arrijmë këtë fitore në zgjedhje, ju them faleminderit, sepse në fakt puna juaj e palodhshme ndër vite solli ndryshimin e nevojshëm për të kryer me dinjitet punët e mëdha që na presin.

Faleminderit pafundësisht!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy trena të udhëtarëve janë përplasur ndërmjet vete në pjesën…