Kurti pranon letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë

26 mars 2021 | 15:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti,  ka pranuar letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës së kryeministrit.

Në letrën e urimit, koordinatorja Richardson ka potencuar gatishmërinë e bashkëpunimit me kabinetin qeveritar drejt zbatimit të Kornizës së OKB-ve për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.Sh Autoshkolla “Blini“ shpall te pavlefshem çertfikaten e TVSH-se me…