Lajçaku i dërgon letër Kurtit: Vazhdimi i dialogut do të sjellë dobi për të dyja palët

26 mars 2021 | 18:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili e ka uruar atë për postin e ri dhe është shprehur i gatshëm për të mbështetur të dy vendet që të vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut.

Në këtë letër, Lajçaku ka theksuar se shpreson se do të punojnë bashkë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Dua t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë post të ri. Jam i bindur që udhëheqësia juaj dhe përvoja juaj e gjatë politike do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë. Në cilësinë time si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Kurtit.

Tutje në këtë letër, Lajçak është zotuar që do t’i mbështesë të dy palët për t’i vazhduar takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja. Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë. Mezi pres të ju takoj në Bruksel, posa situata të na lejojë, dhe të diskutojmë personalisht për punën tonë të përbashkët që na pret”, thuhet në letër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka deklaruar se ndeshja me…