Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh mbi eksportet e vaksinave

26 mars 2021 | 23:25

Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit, raporton BBC.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza.

“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë” i tha ai radios France Info.

Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit, përcjell abcneës.al.

Shpërndarja e vaksinave ka filluar e ngadaltë në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara, ndërkohë që AstraZeneca ka mohuar se nuk po respekton kontratën e saj.

BE pret të marrë rreth 30 milionë doza AstraZeneca deri në fund të marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Procesi i vaksinimit në Britani ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE.

Të enjten, pas një samiti virtual ku udhëheqësit e BE diskutuan furnizimet e vaksinave, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku ishte “rajoni që eksporton shumicën e vaksinave në të gjithë botën”.

Ajo gjithashtu tha që AstraZeneca duhet të “sjellë” dërgesat e saj në BE përpara se të eksportojë doza diku tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Safije Sadiki Shaini thotë…