Iniesta sot e zyrtarizon largimin nga Barcelona

27 prill 2018 | 11:58

“Mundo Deportivo” raporton se Andres Iniesta sot (e premte) do ta zyrtarizojë largimin nga Barcelona në fund të sezonit.

“Mundo Deportivo”, gjithashtu, njofton se klubi po planifikon të organizojë një ngjarje shumë emocionale lamtumirëse për “maestron”, që do të zhvillohet në javën para javës së fundit të kampionatit, kundër Real Sociedad. Përveç ndonjë surprize të jashtëzakonshme, fati i Andres Iniesta do të jetë i lidhur me Chongqing Dangdai Lifan, ekip me të cilin do të nënshkruajë për tre sezonet e ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës  ka ndarë 40 mijë euro…