Aktivizohet marina detare e ushtrisë amerikane për ta zhbllokuar anijen në Kanalin e Suezit

27 mars 2021 | 18:53

Marina e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme ka në plan të dërgojë një ekip vlerësimi të ekspertëve të pastrimit në Kanalin e Suezit të shtunën për të këshilluar autoritetet lokale që përpiqen të lirojnë anijen gjigande të kontejnerëve e cila po qëndron e bllokuar që nga e marta, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë sa ndërtesa ‘Empire State Building’ në New York, u përplas të martën pasi u kap nga erërat e fuqishme dhe një stuhi rëre e shkretirës që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët.

Qeveria egjiptiane ra dakord të pranonte një ofertë ndihme përmes Ambasadës Amerikane në Kajro.

“Administrata e Biden po ndjek situatën nga afër. Si pjesë e dialogut tonë aktiv me Egjiptin, ne kemi ofruar ndihmë nga ShBA-ja për autoritetet egjiptiane për të ndihmuar në rihapjen e kanalit. Ne jemi duke komunikuar me partnerët tanë egjiptianë se si t’i mbështesim më mirë në përpjekjet e tyre , “tha një zyrtar amerikan për CNN.

Ushtria amerikane shpesh dërgon ekipe vlerësimi në situata katastrofash për të ofruar ekspertizë teknike kur kërkohet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet HAJRIZI Recension për librin e autores Rudina Zeqiri, “Format…