Challandes: Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimoviqin

27 mars 2021 | 20:10

Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

Përzgjedhësi i “dardanëve”, Bernard Challandes u pyet edhe se cila është strategjia e tij për ta ndalur Ibrahimoviqin, i cili cilësohet si lojtari më i rrezikshëm i Suedisë.

“Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimoviqin. Na duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen”, ishte përgjigjja e Challandes

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe këtë javë pasojat nga përhapja e koronavorisit në vend…