![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/vaksina-kunder-covid-780x439-2.jpg)
Sot vijnë vaksinat e para kundër Covidit në Kosovë
28 mars 2021
| 10:21
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku më ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, kjo ngjarje do të zhvillohet duke filluar në orën 20:15.
Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.