Shpallje për Punëtorinë për Mendimin Kritik dhe Shkrim-leximin Medial – PONDER

28 mars 2021 | 10:54

Çka është “Ponder”?

Programi “Ponder” ka për qëllim të përmirësojë dhe zhvillojë aftësitë e të menduarit kritik të të rinjëve në Kosovë ndaj informacionit të marrë nga mediumet informative si Televizionet, Rrjetet Sociale dhe Gazetat e Portalet e ndryshme. Krejt kjo me qëllim të fuqizimit të mendimit kritik të të rinjëve dhe zhvillimit të një shoqërie të mirë-informuar.

Pse “PONDER”?

Në një botë me rrjedhë kaq të madhe informacioni është e rëndësishme që të rinjtë të filtrojnë informacionin e hasur bazuar në vërtetësinë, autorësinë dhe vlerën që ka. Përgjatë punëtorisë 5-ditore pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e mendimit kritik, shkrimin dhe leximin, të kuptuarit dhe sfidimin e informatave të marrura nga burime të ndryshme. Aty do të kenë mundësinë të debatojnë me kritikë të tjerë të rinjë dhe të zhvillojnë edhe më shumë aftësitë dhe vëmendjen e tyre për vërejtjen e dezinformatave, fenomen që është shpërfaqur jashtëzakonisht shumë me përhapjen e informimit online.

Pas përfundimit të punëtorisë, UNICEF Innovations Lab së bashku me OJQ -në PEN (Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë) sigurojnë përvojë përkatëse profesionale përmes ofrimit të Praktikës për pjesëmarrësit në Media të ndryshme në mënyrë që të zbatojnë  njohuritë e fituara përgjatë punëtorisë.

Okej, super. A muj me APLIKU? Qysh me APLIKU?

Në programin “PONDER” mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e grupmoshave prej 15-24 vjeç që duan të përmirësojnë të menduarit kritik, aftësitë e shkrimit dhe leximit. Përparësi kanë ata që kanë interesim dhe ambicie të vazhdojnë punë praktike në institucionet mediale apo institucione të ngjashme.

Ju mund të aplikoni individualisht apo si grup prej dy apo tre anëtarësh. Kur të plotësoni formularin ju lutemi të plotësoni të gjitha informatat e kërkuara për vete dhe për anëtarët e tjerë të ekipit. Secili anëtar duhet të jetë shtetas i Kosovës.

Punëtoria do të zgjasë (5) ditë, nga data 26 deri më 30 Prill.  Data e fundit për aplikim është 20 Prill, 2021.

Më poshtë gjeni Linkun për të aplikuar. Ju dëshirojmë sukses!

Kliko këtu që të aplikosh në gjuhën Shqipe!

 

(Në rast se nuk ju hapet linku lart mund të bëni COPY+PASTE Linkun e mëposhtëm:

http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=315&preview=true )

Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë aplikimit ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni përmes e-mailit: [email protected] dhe numrit të telefonit +383 49 112 128.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku më ministrin e…