Moti në Kosovë

28 mars 2021 | 11:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t`i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Sipas institutit, temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në sheshin Skënderbej…