Hoxhaj kujton masakrën e Izbicës: Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi

28 mars 2021 | 13:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Izbicës në Drenicë, ku u vranë 147 persona.

Ai me bashkëpunëtorë sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi, derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Duke e ditur që ditëve të tyre në Kosovë po u vinte fundi, forcat paramilitare serbe, të orkestruara dhe të urdhëruara për të realizuar gjenocid nga kokat e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit, me 28 mars 1999 ia mësynë Izbicës së Drenicës, për të plaçkitur, vrarë e deportuar qindra shqiptarë.

Atë ditë, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë. Sot, me bashkëpunëtorë e miq, ishim në Izbicë, në tokën e gjakut, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e martirëve tanë.

Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka postuar një fotografi në rrjetin e tij…