Milaim Zeka publikon fotografi nga masakra në fshatin Abri

28 mars 2021 | 13:37

Ish-deputeti, Milaim Zeka ka publikuar një fotografi nga masakra që ishte bërë në fshatin e tij, Abri.

Zeka në postimin e tij ka shkruar se në këtë fshat ishin strehuar Azem e Shote Galica, Adem, Rifat e Hamzë Jashari bashkë me grupin e tij, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniq, po ashtu edhe Mujë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi flet sa 1000 fjale për fshatin tim Abri në fshatin tim të lindjes, në Abri, kanë ndodhur qindra heroizma, luftëra, po edhe masakra. Këtu është strehuar Azem e Shote Galica. Këtu ka luftuar Shaban Polluzha. Në ketë fshat u strehua Adem Jashari me Hamzën, Bacin Rifat dhe grupin e tyre, në vitin 1991/92. Këtu u strehua edhe Fehmi Lladrovci me Xhevë Krasniqin, së bashku me luftëtarët e tjerë të UÇK-së. Këtu qëndroi Mujë Krasniqi. Në Abri ishte edhe Shtabi i UÇK-së. I madhe e i vogël ishin mobilizuar në luftë për çlirim nga Serbia. Po këtu kanë ndodhur edhe masakra të tmerrshme , siç është ajo në Lagjen Delijaj, po shikojeni edhe ketë afër xhamisë së fshatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
880 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalet e…