Institucionet të punojnë për të vendosur drejtësi për masakrën e Izbicës

28 mars 2021 | 15:48

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varrezat e viktimave të masakrës së Izbicës.

Në 22-vjetorin e kësaj masakre, ai ka thënë se është detyrë e institucioneve të Kosovës që të punojnë në mënyrë që drejtësia për këtë masakër të vihet në vend.

“Për masakrën e Izbicës duhet të mbahet përgjegjës shteti serb. Deri tash familjarët e martirëve të cilët janë vrarë nga Serbia nuk e kanë gjetur drejtësinë dhe është detyrë e institucioneve tona dhe e secilit prej nesh që i përfaqësojmë ato, që të punojmë pa u ndal që e vërteta dhe drejtësia të bije në vend. Në të njëjtën kohë, duke i parë këto masakra në përvjetorin e tyre, kjo na bën më të vendosur neve si përfaqësues të institucioneve që të mos bëjmë kurrfarë kompromisi në themelet e shtetësisë tonë, në bazën e të cilës ndodhët gjaku i martirëve tonë dhe i dëshmorëve të kombit”, ka thënë Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…