Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë, e ka humbur legjitimitetin
Ministri malazez i Drejtësisë dhe të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq e ka quajtur të “komprometuar” Tribunalin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë, për të cilën tha se po fsheh krimet e serbeve në Kosovë.
Leposaviq i bëri këto deklarime në Kuvend të Malit të Zi, teksa iu referua raportit të deputetit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Martyt, i cili kishte thënë se shqiptarët kanë kryer krime kundër serbëve të Kosovës dhe u kishin marr organe.
“Tribunali i Hagës e ka humbur plotësisht legjitimitetin kur zhduki provat e raportuesit të Këshillit të Evropës për trafikimin e organeve të viktimave civile serbe në Kosovë”, tha ministri, raporton rtcg, përcjell Gazeta Express.
I pyetur nga opozita në parlamentin malazez nëse e pranon që gjenocidi u zhvillua në Srebrenicë, ai tha se nuk e dinte nëse kryerësit e krimeve në Srebrenicë kishin për qëllim gjenocidin apo jo, por se mund të besonte vetëm atë që kanë thënë gjykatësit e Hagës.
Për shkak të këtyre qëndrimeve, të cilat janë parë si mohim i gjenocidit në Bosna dhe Hercegovinë, opozita malazeze ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Leposaviq