Zëvendësministri Selami Shkodra vizitoi pikëkalimin kufitar në Merdare

27 prill 2018 | 14:53

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, ka vizituar sot pikëkalimin kufitar në Merdare, me ç’rast u prit nga komandanti i Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare, Sead Gashi.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u njoftua nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Komandanti i Policisë Kufitare, Sead Gashi, ka bërë me dije se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikëkalim kufitar.

Megjithatë ai ka theksuar se kjo pikë është shumë e frekuentuar, sidomos gjatë zezonës verore.

Ai ka thënë e tashmë zbatohet masa në bashkëpunim me Doganën një ndalje një kontroll, e cila është shumë efikase.

Zëvendësministri Shkodra me këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës për përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Ai ka ofruar përkrahjen e tij dhe të MPB-së në përkrahje të policisë, sa i përket projekteve konkrete.

“Do të angazhohem personalisht në përmirësimin e kushteve të punës së Policisë së Kosovës dhe do bëjmë përpjeke që prioritetet ,sidomos sa i përket avancimit të punës në për finalizimin e ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës”, ka thënë Shkodra.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës…