Vdekja e Bashkim Finos, Rama: Sot për familjen tonë të madhe është ditë zie

29 mars 2021 | 11:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,   ka reaguar për vdekjes se ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste (PS), Bashkim Fino.

Rama ka thënë se për PS-në sot është ditë zie, duke bërë me dije se kanë pezulluar aktivitet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bashim Fino ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olti Curri, në një intervistë për “Top Albania Radi”, ka…