Ibra: Iu thashë bashkëlojtarëve që s’kam nevojë të shënoj kundër Kosovës

29 mars 2021 | 12:15

Zlatan Ibrahimoviq ndihet mirë që Suedia e mundi Kosovën në një ndeshje, siç e përshkroi ai, të vështirë në Prishtinë, duke këmbëngulur se është kthyer në Kombëtare për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve me asistime në radhë të parë.

Sulmuesi i Milanit e bëri pikërisht këtë, pasi i përgatiti dy golat e para të shënuara nga Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak në pjesën e parë, ndërkohë që Sebastian Larsson shënoi nga penalltia në pjesën e dytë në triumfin e Suedisë 3:0 kundër Kosovën në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

39-vjeçari, i cili u kthye në kombëtare javë më parë gjashtë vjet pasi ishte pensionua, pati një paraqitje të mirë megjithëse se nuk shënoi.

Duke folur pas ndeshjes në Prishtinë, Ibra tha: “Ndjesi shumë më e mirë sot, në fakt, dhe është siç kam thënë, sa më shumë kohë të kaloj këtu aq më shumë i njoh bashkëlojtarët e mi, brenda dhe jashtë fushës. Sot loja ishte shumë më e mirë në përgjithësi”.

“Ne krijuam shumë mundësi dhe kishim raste të shënonim më shumë gola, por e fituam ndeshjen. Ishte një ndeshje e mirë në një ndeshje të vështirë”, shtoi ai.

I pyetur për faktin që nuk shënoi gol, ai ka shtuar: “Iu thashë bashkëlojtarëve, unë nuk kam nevojë të shënoj gola, do t’ju ndihmoj juve në vend së të shënoj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës…