Daka: Pandemia, sfidë për organizimin e zgjedhjeve lokale, s’na duhet buxhet shtesë

29 mars 2021 | 13:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë për organizmin e zgjedhjeve lokale, ndonëse ky proces pritet të mbahet i sfiduar edhe nga pandemia.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka konfirmuar zgjedhjet komunale do të kenë një kosto më të lartë krahasuar me ato nacionale, për shkak të dy raundeve zgjedhore.

“Ne kemi parashikuar sa do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi këto do të jenë më të shtrenjta për shkak të dy raundeve, por edhe sa i përket mjeteve të cilat na nevojiten për parandalimin e pandemisë ato tash janë paraparë dhe nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë”, ka thënë ajo për “EO”.

Situata e krijuar nga Covidi, pritet që KQZ-së të t’i sjellë problem në organizimin e zgjedhjeve, mirëpo Daka ka thënë se shpreson se do të fillojë edhe vaksinimi i popullatës, që sipas saj nuk do të kishte nevojë për masa shtesë.

“Situata me pandeminë ka me qenë ajo që më së shumti ka me na sjellë probleme, ndoshta shpresoj që popullata do të fillojë vaksinimin dhe ndoshta masat do të lehtësohen dhe nuk do të ketë nevojë për këto masat preventive, por gjithsesi që e kanë rrit edhe koston e zgjedhjeve”, është shprehur Daka.

E para e KQZ-së ka thënë se tashmë janë të gatshëm për këto zgjedhje, pavarësisht që nuk e kishin menduar se në shkurt do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Daka ka folur edhe procesin e fundit zgjedhor të 14 shkurtit. Ajo ka thënë se ky proces ka qenë një prej proceseve më të organizuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani vlerëson se koha e…