Thaçi takon Xhaferin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

27 prill 2018 | 15:15

Presidenti i Kosovës, Hashtim Thaçi, sot është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Thaçi ka përgëzuar Xhaferin për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë.

“Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë për në Samitin e ‘Brdo Brijuni’, e fillova paraprakisht me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj e ka përshëndetur…