Vdes në moshën 99-vjeçare gjyshja e ish-presidentit Obama

29 mars 2021 | 14:42

Sarah Obama, gjyshja e ish-presidentit amerikan Barack Obama, ka ndërruar jetë në Kenia në moshën 99-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë, por që kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.

E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj, Barack Obama ishte zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama që atëherë ishte bërë një njeri i famshëm kombëtar, dhe ferma e saj ishte një destinacion turistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje që të mos relativizohet…