Konjufca emëron Feim Tahirsylajn këshilltar për medie

29 mars 2021 | 14:47

Gazetari Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për medie në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka bërë me dije  Tahirsylaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”,  derisa është zotuar se do të punojë për siç ka thënë ai, ditë e  natë.

“Të nderuar miq, sot jam emëruar këshilltar për medie në kabinetin e kryetarit të Kuvendit njëherësh dhe u.d. president i Kosovës, z. Glauk Konjufca. Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim, Republikës së Kosovës. I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z. Glauk Konjufca për besimin e dhënë. Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit. Bashkë na priftë e mbara!”, ka shkruar Tahirsylaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sarah Obama, gjyshja e ish-presidentit amerikan Barack Obama, ka ndërruar…