Vitia: Nesër fillon vaksinimi në Klinikën Infektive dhe tek salla  ‘1 Tetori’

29 mars 2021 | 15:21

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të filloj nesër (e martë) në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Këtë informatë, Vitia e ka bërë publike në një takim online me kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pas arritjes së  kontigjentit të parë të vaksinave anti-Covid-19.

Në këtë takim, Vitia ka kërkuar që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave anti-Covid të cilat janë fuqi.

Ndërsa kryetarët e komunave janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit.

Në fund të këtij takimi, është kërkuar që ministri Vitia ta shqyrtojë kërkesën e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas njoftimit…