Sveçla takohet me Minxhozin, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

29 mars 2021 | 16:23

Ministri Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.

Fillimisht ambasadori shqiptar e ka uruar Sveçlën për emërimin e tij në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës në ofrimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët e vendit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për tema të interesit të përbashkët të dy vendeve, me qëllim të tejkalimit të barrierave sepse dihet se përveç si shtete fqinje, Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore në mes vete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…