Anxhela Peristeri do të këndojë në natën e dytë të ‘Eurovision 2021’

31 mars 2021 | 12:04

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri do të këndojë në natën e dytë në festivalin e këngës ‘Eurovision 2021’, këngën “Karma”.

Faqja zyrtare e ‘Eurovision 2021’ ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmëfinale.

Anxhelën do ta dëgjojmë të renditur të njëmbëdhjetën.

Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime.

Ajo ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla. Ndërsa, përsa i përket performancës, ajo ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Madje ajo ka pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare për të prezantuar edhe traditat e vendit, foto të cilat u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në histori përfaqësuesja shqiptare do të…