Kurti takohet me ambasadoren suedeze, flasin për rritje të bashkëpunimit

31 mars 2021 | 13:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, e cila e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe i ka dëshiruar  suksese në punën e tij.

Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre.

Gjatë takimit, ambasadorja e njoftoi Kurtin lidhur me projektet dhe programet që shteti i saj mbështetë në Kosovë, e të cilat fokus kanë integrimin ekonomik me BE-në, fuqizimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe çështjet ambientale.

Kurti e ka falënderuar ambasadoren Hernmarck për urimin e saj, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.

Ai ka deklaruar se Suedia është sa partner ashtu edhe model për Kosovën në synimet e saj për zhvillim ekonomik, barazi sociale dhe mbrojtje të ambientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku,…